![]()
Transmetohet nga Ebu Seid el-Hudri se:
Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe tha: Vëllai im ka heqje barku (diarre).
I Dërguari i Allahut ﷺ tha: «Jepi të pijë mjaltë.»
Ai i dha mjaltë, pastaj u kthye dhe tha: I dhashë mjaltë, por iu shtua heqja e barkut.
Profeti ﷺ i tha përsëri: «Jepi të pijë mjaltë.»
Kjo u përsërit tri herë, e më pas ai erdhi për herë të katërt dhe Profeti ﷺ tha:
«Jepi të pijë mjaltë.»
Burri tha: Ia kam dhënë, por iu shtua heqja e barkut.
Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha:
«Allahu ka thënë të vërtetën, ndërsa barku i vëllait tënd ka gënjyer.»
Pastaj ai i dha përsëri mjaltë dhe ai u shërua.
Shënim:
Fjala e Profetit ﷺ: «Allahu ka thënë të vërtetën» i referohet ajetit kuranor:
{یَخۡرُجُ مِنۢ بُطُونِهَا شَرَابࣱ مُّخۡتَلِفٌ أَلۡوَ ٰنُهُۥ فِیهِ شِفَاۤءࣱ لِّلنَّاسِۚ}
{Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit…} [En-Nahl: 69]
Hadithin e transmetojnë imamët: Ahmedi (11146), el-Bukhari (5684), Muslimi (2217) dhe et-Tirmidhi (2082).
Përktheu: Abdur-Rahman Mema