Transmetohet nga Ebu Hurejreh, Allahu qoftë i Kënaqur prej tij, se ka thënë:
E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
“Në Ditën e Kijametit, e para për të cilën do merret në llogari robi -sa i përket veprave të tij- është namazi. Nëse e ka falur mirë, ka shpëtuar, e nëse nuk e ka falur mirë, nuk shpërblehet, por dënohet! Nëse është lënë mangët diçka prej namazeve të tij farz (të detyrueshme), Allahu Azze ue Xhel’le thotë (kuptimi shqip i Fjalës së të Gjithëdijshmit):
“Shihni a ka robi Im diçka prej namazeve vullnetare, me të cilat të plotësojë atë që është lënë mangët prej namazit të detyrueshëm.”
Më pas, veprat e tjera të tij do trajtohen në të njëjtën mënyrë.
روى أبو داود (864) ، والترمذي (413) ، والنسائي (465) 📚
✔️ Hadithin e ka saktësuar shejkh el-Albanij në Sahih et-Tirmidhij
Ka thënë shejkh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë:
Në Ditën e Kijametit, e para për të cilën do merret në llogari robi -sa i përket veprave të tij- është namazi. Sidoqoftë, kjo është e para në lidhje me hakun ndaj Allahut azze ue xhel’le. Nëse është falur mirë, do shpëtojë, ndërsa në të kundërt, nuk shpërblehet dhe do dënohet. Allahu na ruajttë!
Ama, sa i përket të drejtave të njerëzve, gjëja e parë mbi të cilën gjykohen do ketë lidhje me gjaqet, sepse ato janë të drejtat më të mëdha.
رياض الصالحين” (١٠٣/٥)” 📚
Përktheu: Abdur-Rahman Mema