Loading

Ka thënë imam Ahmed ibnu Hanbel, rahimehullah:

Kanë rënë në konsensus 90 burra prej tabi’inëve, imamët e muslimanëve, imamët e selefëve dhe fukahatë e vendeve, se Sunneti që la pas vdekjes i Dërguari i Allahut ﷺ, është i bazuar te këto gjëra:

  • Kënaqja me kaderin e Allahut azze ue xhel’le.
  • Dorëzimi ndaj Urdhrit të Tij.
  • Durimi ndaj Gjykimit të Tij.
  • Marrja e asaj që Allahu ka urdhëruar.
  • Ndalesa nga ajo që ka ndaluar .
  • Besimi në Kader, si në të mirin, ashtu edhe në të keqin.
  • Lënia e polemikave dhe debateve në Fe.
  • Mesti mbi këpucë
  • Xhihadi me çdo khalif, i drejtë apo tiran qoftë ai.
  • Falja e xhenazes ndaj çdokujt që vdes prej njerëzve të kiblës.
  • Besimi është: fjalë dhe vepër; shtohet me bindje dhe pakësohet me gjynahe.
  • Kur’ani është Fjalë e Allahut, i zbritur në zemrën e Profetit të Tij ﷺ dhe i pakrijuar.
  • Durimi nën flamurin e prijësit (pushtetarit), gjatë pushteteve të drejta dhe atyre zullumqare.
  • Mosrebelimi me shpatë kundër prijësve, edhe nëse ata bëjnë padrejtësi.
  • Mosbërja qafir e askujt prej njerëzve të Teuhidit (veçimit të Allahut në adhurim), edhe nëse bëjnë gjynahe të mëdha.
  • Frenimi i gojës në lidhje me atë që ndodhi mes sahabëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ.
  • Besimi se njerëzit më të mirë pas të Dërguarit të Allahut ﷺ janë:
    • Ebu Bekri,
    • Umeri,
    • Uthmani
    • dhe Aliu, djali i xhaxhait të të Dërguarit të Allahut ﷺ.
  • Kërkimi i mëshirës për të gjithë shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ, për fëmijët e tij, gratë e tij dhe dhëndurët e tij.

Allahu qoftë i Kënaqur me të gjithë ata!

Ky është Sunneti, ndaj përmbajuni atij që të shpëtoni! Marrja e tij është udhëzim, ndërsa lënia është devijim dhe humbje.

طبقات الحنابلة” (١/ ١٣٠ – ١٣١)” 📚

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: