![]()
Thotë imam el-Bukhari Allahu e mëshiroftë:
Na ka treguar Museded, i cili tha: na ka treguar Ebul Ehuas, i cili tha: na ka treguar Ebu Is’hak el-Hamdani dhe ai nga Bera ibnu Azib i cili tha:
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«O filan, nëse shtrihesh në shtratin tënd thuaj:
اللهُمَّ أسلَمتُ نَفسي إليك، ووجَّهتُ وجهي إليك، وفَوَّضتُ أمري إليك، وألجَأتُ ظَهري إليك؛ رَغبةً ورَهبةً إليك، لا مَلجَأَ ولا مَنجا مِنك إلَّا إليك، آمَنتُ بكِتابِك الذي أنزَلتَ، وبنَبيِّك الذي أرسَلتَ.
Allahumme eslemtu nefsi ilejke, ue uxh’xhehtu uexh’hi ilejke, ue faudtu emri ilejke, ue elxhe’tu dhahri ilejke, ragbeten ue rahbeten ilejke, la melxha’e ue la menxhã minke il’la ilejke, ementu bikitabike el-ledhi enzelte ue binebijjike el-ledhi erselte.
O Allah, Ty ta dorëzoj shpirtin tim, Ty ta drejtoj fytyrën time, Ty ta lë çështjen time dhe tek Ti mbështetem, me shpresë te Ti dhe me frikë prej Teje. Nuk ka strehim e as shpëtim, veçse te Ti. Besoj në Librin Tënd që ke zbritur dhe në Profetin Tënd që ke dërguar.
Vërtet nëse vdes gjatë asaj nate, vdes në fitrah (në natyrshmërinë fillestare me të cilën Allahu e ka krijuar njeriun) dhe nëse gdhihesh ke marrë shpërblim.»
Transmeton el-Bukhari në Sahihun e tij hadithi nr. (7488).
Përktheu: Abdur-Rahman Mema