Loading

Ka thënë imam el-Albani rahimehullah:

Sejid Kutbi nuk është dijetar, ai është prej shkrimtarëve egjiptianë, të cilët nuk janë edukuar me dije të saktë.

📚 Silsiletul-Huda uen Nur – 0915

Ka thënë gjithashtu: librat e tij janë të mbushura me gabime akademike, ka prej tyre që janë në akideh dhe ka prej tyre që janë në fikh.

📚 Silsiletul-Huda uen Nur – 0915

Ka thënë gjithashtu:

Libri “el-Adaleh el-ixhtima’ijeh” nuk ka absulutisht asnjë vlerë.

📚 Silsiletul-Huda uen Nur – 784

Ka thënë el-al’lameh Hamad el-Ensari rahimehullah:

E kam pasur librin tefsir Sejid Kutb (fi dhilal el-Kur’an) në bibliotekë, më pas e nxora prej saj, pasi lexova në të gjëra që kundërshtonin akideh selefijeh.

📚 el-Mexhmu’u fi terxhemeti el-al’lameh Hamad el-Ensari (2/850).

Ka thënë el-al’lameh Rabi ibnu Hadi rahimehullah:

Në librat e Sejid Kutbit ka shkatërrim dhe rrënim, nëse lexon në librin “el-Adaleh el-ixhtima’ijeh” gjen sharje të sahabëve radij’Allahu anhum, gjen socializëm, baza të prishura dhe shtrembërime të teksteve.

Tefsiri “edh-Dhilal” ka prej belave dhe akideve të prishura, të cilat vetëm Allahu i di sa shumë janë.

Si mundet ta drejtosh rininë për tek ai dhe t’u thuash: përfitoni prej tij?!!!

📚 el-Mexhmu’ul Uadih (fq. 442).

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: