![]()
Thotë dijetari i nderuar Salih Al Shejkh:
…Le të të jap një shembull: ka ardhur historia e asaj që quhet “Ibrahimizmi” (Abrahamizmi), ku thuhet se njerëzit që ndjekin tri fetë, mund të mblidhen rreth diçkaje që quhet “Ibrahimizëm”.
Por Ibrahimizmi ama i referohet Ibrahimit alejhis selam. Dhe në lidhje me Ibrahimin alejhi selam, në Kur’an, Allahu i Lartësuar na ka sqaruar që në fillim me një titull të madh dhe të gjerë:
{مَا كَانَ إِبۡرَ ٰهِیمُ یَهُودِیࣰّا وَلَا نَصۡرَانِیࣰّا وَلَـٰكِن كَانَ حَنِیفࣰا مُّسۡلِمࣰا وَمَا كَانَ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِینَ}
{Ibrahimi s’ka qenë as hebre, as i krishterë, por ka qenë besimtar i vërtetë, i përulur ndaj Allahut! Ai s’ka qenë prej njerëzve të shirkut [Āli-ʿImrān: 67]
Më pas thotë:
{ إِنَّ أَوۡلَى ٱلنَّاسِ بِإِبۡرَ ٰهِیمَ لَلَّذِینَ ٱتَّبَعُوهُ وَهَـٰذَا ٱلنَّبِیُّ وَٱلَّذِینَ ءَامَنُوا۟ۗ }
{Me të vërtetë, njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ata që e ndoqën dhe ky Profet (Muhamedi alejhis salatu uesselam) dhe ata që besuan.} [Āli-ʿImrān: 68]
Pra, nëse na vijnë njerëz që ndjekin krishtërimin, hebraizmin, sionizmin ose drejtime të ndryshme me përzierjet e tyre, të vjetra apo moderne, dhe thonë: “Ibrahimizëm! Ne jemi më të merituarit për Ibrahimin!”, (le ta dinë që) nuk ka Ibrahimizëm nën të cilin mund të futet hebreu dhe i krishteri.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema