![]()
Imam El-Bukhari ka emërtuar një kapitull në sahihun e tij me titullin
Kapitulli: pjesëmarrja e engjëjve në betejën e Bedrit.
Thotë ai rahimehullah:
Na ka treguar Is’hak bin Ibrahim i cili tha: Na ka treguar Xheriri, dhe ai nga Jahja bin Sa‘id, dhe ai nga Mu‘adh bin Rifa‘ah bin Rafi‘ ez-Zuraki, nga babai i tij – i cili kishte qenë prej pjesëmarrësve në betejën e Bedrit – i cili tha:
Erdhi Xhibrili te Profeti ﷺ dhe i tha:
“Si i konsideroni ju pjesëmarrësit e Bedrit?”
Ai tha: «(I konsiderojmë) ndër më të mirët e muslimanëve.» –ose një fjalë afërsisht me këtë–.
Xhibrili tha: “Po ashtu janë edhe engjëjt që morën pjesë në betejën e Bedrit.”
Sahih El-Bukhari (3771-3772)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema