Loading

Tregohet se el-Eshteri hyri tek Ali ibnu Ebi Talibi – Allahu qoftë i Kënaqur me të – pas një pjese të natës, dhe e gjeti duke u falur.

Ai i tha: O prijës i besimtarëve! Agjërim ditën, qëndrim në namaz natën dhe lodhje në mes tyre!

Kur Aliu e përfundoi namazin e tij, tha:

“Udhëtimi i ahiretit është i gjatë dhe ka nevojë të përshkohet duke ecur natën; dhe ai është el-idlaxh (udhëtimi i natës).”

Gruaja e Habib ibnu Muhammed el-Farisit e zgjonte atë natën dhe i thoshte:

“Çohu, o Habib! Rruga është e largët, ndërsa furnizimi ynë i pakët. Karvanët e njerëzve të mirë kanë ecur para nesh, e ne kemi mbetur pas.”

📚 المحجة في سير الدلجة، لابن رجب (ص ٤٢١)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: