Loading

Thotë shejkh Sulejman er-Ruhejli:

Injoranti pretendon se ndarja e Teuhidit në tre pjesë:

1- rububijeh,
2- uluhijeh
3- Emrat dhe Cilësitë

Është një risi që e shpiku Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijjeh, Allahu e mëshiroftë. Pastaj ai flet me mendjemadhësi duke thënë: “Ne i pyesim ata: si ishte Teuhidi i muslimanëve para se Ibnu Tejmijjeh ta bënte këtë ndarje?”

Ne i themi: Sa i përket pretendimit të parë, ai është i kotë, sepse kjo ndarje ka qenë e njohur dhe e pranuar te selefët shumë kohë para Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijjes, Allahu e mëshiroftë.

Imam Ebu Abdullah Ibnu Battah el-Hanbeli (vdekur më 387 hixhri) thotë në “El-Ibaneh el-Kubra”:

“Baza e besimit në Allahun, të cilën krijesat janë të detyru ara ta besojnë për ta vërtetuar imanin në Të, është në tre gjëra:

  1. Që robi të besojë Rububinë e Tij, që të dallohet me të nga ata që mohojnë dhe nuk pranojnë një Krijues.
  2. Që të besojë njëshmërinë e Tij, që të dallohet me të nga idhujtarët, të cilët e pranuan Krijuesin, por i shoqëruan Atij të tjerë në adhurim.
  3. Që ta besojë Atë të përshkruar me Cilësitë që i takojnë vetëm Atij — si Dija, Fuqia, Urtësia dhe të gjitha Cilësitë me të cilat Ai e ka përshkruar Veten në Librin e Tij.”

Sa për pyetjen me të cilën ai krekoset!

Ne i themi: Muslimanët ishin mbi atë që gjendet në Librin e Allahut dhe në Sunnetin e Profetit ﷺ dhe studimi i Kur’anit dhe Sunnetit e tregon qartë dhe prerë këtë ndarje.

https://www.facebook.com/share/p/16pLqRW1a9

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: