![]()
Ka thënë Ibn el-Musejjib رحمه الله:
“Xhumaja është më e dashur për mua sesa haxhi vullnetar.”
📚 Fet’h el-Bari, i Ibnu Rexhebit (1/176)
Nga Ka‘b el-Ahbari رحمه الله transmetohet se ka thënë:
“Do lahem patjetër ditën e Xhuma, edhe sikur të kushtojë një gotë me dinar.”
📚 Tarikh Bagdad (1/262)
Nga Mehdi ibn Ibrahimi رحمه الله ka thënë:
“E shihja Malik ibnu Enesin që ditën e Xhuma i ndërronte rrobat e tij, madje edhe sandalet.”
📚 Tarikh Bagdad (3/210)
Ka thënë imami Ibnu el-Kajjimi رحمه الله:
“Dita e Xhuma është ditë adhurimi; ajo në mes të ditëve është si muaji Ramazan në mes të muajve, dhe ora e pranimit (e lutjeve) në të është si nata e Kadrit në Ramazan.”
📚 Zadu el-Me‘ad (1/398)
Ka thënë sahabiu Ebu Hurejrah رضي الله عنه:
“Nuk do të doja të kisha njëqind deve, nëse kjo do të thoshte që ta lija larjen ditën e Xhuma.”
📚 Shu‘ab el-Iman (2761)
Rabi‘ ibnu Enesi ka thënë:
“Shpenzimi më i madh i shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ ishte për parfumin ditën e Xhuma.”
📚 Enciklopedia e historisë së Ibnu Ma‘init (2/82)
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
“Kush e lexon suren el-Kehf ditën e Xhuma, do ta ndriçojë një dritë nga poshtë këmbëve të tij deri në kupën e qiellit; ajo do ta ndriçojë Ditën e Kiametit dhe do t’i falen mëkatet mes dy Xhumave.”
✔️ E ka saktësuar el-Albani në el-Irua el-Galil, (3/939)
Ka thënë Ibnu el-Kajjimi رحمه الله:
“E kam parë Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijjen رحمه الله, kur dilte për në Xhuma, merrte çfarëdo gjëje që gjente në shtëpi prej bukës apo diçkaje tjetër dhe e jepte sadaka fshehurazi gjatë rrugës. Dhe e kam dëgjuar të thotë:
‘Nëse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar për sadaka para bisedës private me të Dërguarin e Tij ﷺ, atëherë sadakaja para bisedës private me Allahun është edhe më e mirë dhe më e denjë për vlerësim.’”
📚 Zadu el-Me‘ad fi Hedji Hajril-‘Ibad (1/395).
Përktheu: Abdur-Rahman Mema