Loading

Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

«Nëse Allahu azze ue xhel’le i dëshiron të mirën një robi, ‘asselehu. A e dini çfarë është asselehu?»

Thanë: Allahu azze ue xhel’le dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.

Tha: «Allahu azze ue xhel’le ia lehtëson atij veprat e mira para vdekjes së tij, derisa të jenë të kënaqur me të fqinjët e tij ose ata që janë përreth tij⁽¹⁾⁽²⁾.»


(1) Transmeton Ibnu ebi Shejbeh në “Musned” (862), Ibnu Hibbani në “sahihu Ibni Hibban (342), et-Tabarani në “el-mu’xhem el-eusat” (3298) dhe el-Hakim në “Mustedrek” (1258) dhe ky i fundit me ndryshime të lehta.

(2) E ka saktësuar hadithin shejkh el-Albani në “Silsiletus sahihah” (1114)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: