Transmetohet nga Muhamed ibnu Sirin -Allahu e mëshiroftë- se ka thënë:
“Me të vërtetë disa njerëz e lanë kërkimin e dijes dhe uljen tek dijetarët, u përkushtuan pas namazit dhe agjerimit aq sa u thahej lëkura pas kockave, më pas e kundërshtuan sunnetin dhe u shkatërruan dhe derdhën gjakun e muslimanëve!
Pasha Atë që nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij, kushdo që bën një vepër bazuar në injorancë do të prishë më shumë sesa do të ndreqë!”
📚 الاستذكار” لابن عبد البر (٦١٦/٨)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema