Pyetje drejtuar el-al’lameh Salih el-Feuzan -Allahu e ruajttë-:
Në këtë kohë është vështirë të gjesh të varfër që nuk ka ushqim për një ditë, saqë unë kam parë në një prej shoqatave në qytetin e Rijadit se shumica e atyre që e marrin Zekatin e Fitrit janë njerëz që ka ushqim për muaj apo një vit, a është e lejuar t’ia japësh atyre Zekatin e Fitrit?
Përgjigje: o vëllezër askush nuk ka thënë që i jepet vetëm atij që nuk ka racionin e një ditë dhe nate, askush nuk e ka thënë këtë, i jepet fukarait, fukara është ai që nuk gjen atë që i mjafton për të gjithë vitin, mu ky është fukarai, i jepet atij nga Zekati i pasurisë dhe nga Zekati i Fitrit, ai që e nxjerr Zekatin e Fitrit e ka kusht që të ketë ushqim për një ditë dhe një natë kurse ai që e merr atë nuk e ka si kusht atë.
https://www.alfawzan.af.org.sa/ar/node/4586
Përktheu: Abdur-Rahman Mema