Transmetohet nga ebu ebu Sa’id el-Khudrī -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se Profeti ﷺ ka thënë:
«Ditën e Kijametit toka do të jetë bukë, i Gjithëfuqishmi do ta kthejë atë me Dorën e Tij, ashtu siç dikush prej jush e kthen bukën me dorën e tij (duke e përgatitur) për udhëtim, dhe kjo bukë do të jetë mikpritje për banorët e Xhennetit…»
📚 Transmetoi el-Bukharī (6520) & Muslimi (7031)
Hafizi ibnu Haxher në shpjegimin e këtij hadithi ndër të tjera thotë:
Përfitohet prej këtij hadithi se besimtarët nuk do të ndëshkohen me uri gjatë qëndrimit të gjatë në vendqëndrim, madje Allahu me Fuqinë e Tij e transformon tokën me qëllim që ata të hanë prej saj poshtë këmbëve të tyre atë që Allahu dëshiron, pa përgatitje dhe vështirësi.
📚 “Fet’hul Bărī” (20/310)
Ka thënë el-al’lameh ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
Kjo tokë që tani është dhe e rërë por jo vetëm, Ditën e Kijametit do jetë prej ushqimeve më të mira.
📚 “Sherhu Sahihil Bukharī” (8/420)
Ka thënë el-al’lameh Muhamed ibnu Alī el-Ethjūbī -Allahu e mëshiroftë-:
Krijimi i çuditshëm i Allahut, saqë e kthen në bukë tokën të cilën e sheh, hanë prej saj banorët e Xhennetit!
📚 “el-Bahrul Muhīťuth Thexhaxh” (43/358)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema