I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
«Në fund të kohës, disa njerëz nga umeti im do të shndërrohen në majmunë dhe derra.»
Dikush pyeti: O i Dërguari i Allahut, a do të jenë prej atyre që dëshmojnë se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se ti je i Dërguari i Tij, dhe që agjërojnë?!
Ai u përgjigj: «Po»
Ata thanë: E pse do të ndodhë kjo, o i Dërguari i Allahut?!
Ai tha:
«Sepse ata do t’i bëjnë muzikën, këngëtaret dhe daullet pjesë të jetës së tyre, do të pinë pije dehëse dhe do t’i kalojnë netët në dëfrime dhe shkujdesje, e kur të gdhihen në mëngjes do jenë shndërruar në majmunë dhe derra.»
📚 أخرجه ابن أبي دنيا في “الملاهي” (٨)، أبو نعيم في “حلية الأولياء” (١١٩/٣)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema