Loading

Transmetohet nga Ebu Derdā’i -radij’Allahu anhu- se:

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kush vjen me 5 gjëra krahas besimit do të futet në Xhennet:

Kush përkujdeset për pesë namazet

  • për abdesin e tyre
  • për rukunë e tyre
  • për sexhden e tyre
  • për kohët e tyre,
  • agjeron Ramazanin,
  • kryen Haxhin për atë që ka mundësi,
  • jep Zekatin, duke qenë i kënaqur me dhënien e tij dhe e çon në vend amanetin.

I thanë: O Eba Derdaa’i, çfarë do të thotë e çon në vend amanetin?

Tha: Merrja gusl pas xhunubllëkut.

📚 سنن أبي داود (٤٢٩) حديث حسن

Hadithin e ka saktësuar El-Albanij në “Sahih Sunnen Ebij Daud”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: