Ka thënë el-al’lameh Zejd ibnu Muhamed el-Medkhalij -Allahu e mëshiroftë-:
Ajo që bie detyrë mbi ummetin kur të dëgjojnë Fjalën e Allahut -azze ue xhel’le-:
{إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَاءُ}
{Me të vërtetë Allahu nuk fal që të adhurohet dikush tjetër në vend të Tij dhe gjynahet e tjera përveç kësaj i fal kujt të dëshirojë}
{إِنَّهُ مَن يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللَّهُ عَلَيْهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ ۖ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنصَارٍ}
{Ai që i shoqëron Allahut dikë në adhurim, Allahu ja ka ndaluar atij Xhennetin dhe vendi i tij është Zjarri dhe për të padrejtët nuk do të ketë përkrahës}
Është që të pyesin për këtë shoqërim në adhurim që i bëjnë Allahut, për të cilin Allahu ka vendosur ndaj tij këtë dënim të ashpër, i cili është ndalesa e atij që i shoqëron Allahut dikë në adhurim nga futja në Xhennet dhe futja në Zjarr përgjithmonë, me qëllim që të shmangin atë (dënim) dhe nuk i lejohet askujt që ta mbrojë atë që bie në të dhe të rrokulliset në të dhe mendon se ai është prej afrimit me të cilin afrohesh tek Allahu -azze ue xhel’le-.
📚 التوضيحات المباركات على كشف الشبهات” (ص ٩٠ – ٩١)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema