Ka thënë imam Muslim:
Na ka treguar Umejjeh ibnu Bistām, i cili tha: na ka treguar Jezid -ibnu Zurej’in- i cili tha: na ka treguar Reuhun nga Suhejl, i cili tha: më dërgoi im atë tek fisi benij Hāritheh, tha: dhe me mua ishte një djalë -apo një shok ynë-, dikush e thirri atë në emër nga një mur, personi që ishte me mua vështroi nga muri dhe nuk pa asgjë, ja përmenda tim eti këtë gjë dhe tha: nëse do ta dija që do përballeshe me një situatë të tillë nuk do të kisha dërguar, mirëpo nëse dëgjon një zë të tillë thirr ezanin, pasi unë e kam dëgjuar Ebu Hurejren -radij Allahu anhu- i cili tregonte nga i Dërguari i Allahut ﷺ se ka thënë:
“Me vërtetë, nëse thirret ezani shejtani kthehet pas duke lëshuar gazra”
Transmetoi Muslimi (389)
Ka thënë ibnu Rexheb -Allahu e mëshiroftë- në “Fet’hul Barij” (5/215)
Gazrat e shejtanit kuptohen në aparencë tek shumë prej dijetarëve dhe ka prej tyre që janë munduar ta shpjegojnë, gjë e cila nuk është e nevojshme.
Kanë thënë: se nuk është me të vërtetë por është në kuptimin metaforik duke nënkuptuar se ai largohet furishëm dhe shumë i frikësuar.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema