Ka thënë hafizi ibnu Kethir -Allahu e mëshiroftë- në tefsirin e tij:
Thashë: kjo ka dominuar në frazat e shumë prej kopjeve të librave ku veçohet Aliu -radij Allahu anhu- me thënien: “alejhis selām” duke e veçuar atë nga pjesa tjetër e sahabëve apo me thënien: “ker’reme Allahu uexh’hehu”, kjo edhe pse kuptimi i saj është i saktë, sahabët në këtë gjë duhet të trajtohen njësoj, se kjo me të vërtetë është prej llojit të madhërimit dhe nderimit, dy shejkhan-ët (ebu Bekri dhe Umeri) dhe prijësi i besimtarëve Uthmani janë më parësor për këtë sesa Aliu -Allahu qoftë i Kënaqur prej atyre të gjithëve-.
📚 تفسير سورة الأحزاب (الآية: ٥٦)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema