Loading

U pyet el-Al’lameh Rebi’u -Allahu e ruajttë-:

Ndonjëherë shtohen mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet ndërmjet vetë selefive, cili është udhëzimi dhe këshilla juaj në mënyrë që vëllezërit selefij të jetë një grusht i vetëm dhe t’i shuajnë fitnet dhe polemikat?

Përgjigje: kjo buron nga dobësia në frikën ndaj Allahut, nga dobësia në qëndrueshmëri dhe palëkundshmëri, nëse do të kishte qëndrueshmëri dhe palëkundshmëri në fenë e vërtetë të Allahut nuk do të gjeje si këto gjëra, veç kësaj ka edhe sëmundje psiqike, le të shërohen nga këto sëmundje psiqike, të bëhen të qëndrueshëm dhe të palëkundur mbi të vërtetën, atëherë do të jenë si një trup i vetëm, ashtu siç ka thënë -alejhis salatu ues selaam-:

«Shembulli i besimtarëve në dashurinë ndaj njëri-tjetrit, në mëshirën ndaj njëri-tjetrit dhe simpatinë ndaj njëri-tjetrit janë si shembulli i trupit, nëse një organ prej tij ndjen dhimbje e gjithë pjesa tjetër e trupit vuan nga pagjumësia dhe ethet»

Unë i këshilloj ata që t’i frikësohen Allahut, të jenë të qëndrueshëm dhe të palëkundur, këshilloj veten time përpara tyre, Allahu ju begatoftë, të ruajnë vëllazërinë, dashurinë dhe shkëmbimin e vizitave me njëri-tjetrin për hir të Allahut -Tebareke ue Te’la-.

Në vend që ta zëvendësojmë atë me urrejtje, armiqësi dhe mëri, ta zëvendësojmë me dashuri, mëshirë dhe simpati ndaj njëri-tjetrit, më pas atë që na largon nga mosmarrëveshjet, të shmangim çdo shkak që shpie në përçarje. Ky që shkon me sururitë thotë: nuk dua t’i braktis ata! Ka shkaktuar përçarje dhe fitne, ky që shkon me ikhuanët, ky që shkon me filan parti, ky që shkon me filan sekt bëhet shkak për përçarjen e muslimanëve.

Mosmarrëveshjet mes tyre dhe shkaqet janë të shumta që vetëm Allahu -azze ue xhel’le- i llogarit.

Shmangini shkaqet e mosmarrëveshjeve një herë e mirë dhe përkujdesuni për kapjen pas Kur’anit dhe Sunnetit dhe për ta kuptuar njëri-tjetrin me Librin e Allahut dhe sunnetin e të Dërguarit të Tij -alejhis salatu ues selaam- që të zbuten zemrat tuaja dhe të bashkohen, Allahu ua begatoftë zemrat tuaja dhe trupat tuaj në hak dhe mirësi.

https://www.sahab.net/forums/index.php?app=forums&module=forums&controller=topic&id=146633

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: