Loading

Kjo është këshilla e imam Sufjan et-Theurit -rahimehullah- për një nga nxënësit e tij Alij bnul Hasen es-Sulemij -rahimehullah-

I tha Sufjan et-Theurij Alij bnul Hasen es-Sulemij duke e këshilluar atë.

Duhet të jesh i sinqertë në çdo gjë, ruaju nga gënjeshtra, tradhëtia dhe nga ulja me njerëzit e saj, ajo e gjitha është gjynah.

Ruaju nga syfaqësia në fjalë dhe vepra, sepse ajo është vetë shirku.

Ruaju nga mëndjemadhësia, sepse puna e mirë nuk ngrihet nëse ka brenda mëndjemadhësi.

Mos e merr fenë tënde vetëm se prej atij që shqetësohet për fenë e tij, shembulli i atij që nuk shqetësohet për fenë e tij është si shembulli i mjekut i cili është i sëmurë dhe nuk mundet që të kurojë dhe të këshillojë veten e tij, si do të kurojë sëmundjen e njerëzve dhe t’u japë këshilla atyre?! Ky nuk shqetësohet për fenë e tij e si do të shqetësohet për fenë tënde?!

O vëlla! Vërtet, feja jote është mishi dhe gjaku yt.

Qaj për veten tënde dhe mëshiroje atë, nëse t’i nuk e mëshiron atë nuk mëshirohet.

Le të jetë ai që ulet me ty prej atyre që të bën asket në dynja dhe ta bën të dashur Botën Tjetër, ruaju nga ulja me ithtarët e dynjasë, të cilët të zhysin në bisedat e dynjasë, vërtet ata të prishin ty fenë dhe zemrën.

Kujtoje shpesh vdekjen, dhe shtoje kërkimin e faljes për ato gabime që ke bërë, kërkoji Allahut të të ruajë për atë pjesë të jetës që të ka mbetur.

Më pas o vëlla duhet të jesh me edukatë të mirë dhe virtyte të larta.

Mos e kundështo xhematin sepse hajri është me ta, e ai që është përkushtuar ndaj dynjasë është si ai që banon në një shtëpi dhe prish tjetrën”

📚 “حلية الأولياء” (٧ /٨٢)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: