Ka thënë el-al’lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
Ka humbur me një humbje të madhe ai që mendon keq për Zotin e tij, thonë mos bëni shumë fëmijë se ju pakësohet rizku!
Gënjyen pasha Zotin e Arshit, nëse ata bëjnë shumë fëmijë Allahu ja shton atyre rizkun, sepse nuk ka gjallesë në tokë vetëm se e ka të siguruar rizkun tek Allahu, ndaj rizku (furnizimi) i fëmijëve të tu është i siguruar tek Allahu -azze ue xhel’le-, është Ai, i Cili t’i hap dyert e furnizimit që të shpenzosh për ta, mirëpo shumë njerëz kanë mendim të keq për Allahun, bazohen në çështje materialiste të dukshme, nuk shohin me largpamësi dhe nuk shohin në Fuqinë e Allahut -azze ue xhel’le-, se është Ai që furnizon edhe nëse janë shumë fëmijë, shtojini fëmijët që t’ju shtohet rizku, kjo është e sakta.
📚 شرح رياض الصالحين” (٩١/١)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema