Hadithi nr. 1
Imam ebu Daud -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:
Na ka treguar Mused-ded, i cili tha: na ka treguar Abdullah ibnu Daud dhe ai nga Hanij ibnu Uthman dhe ai nga (nëna e tij) Humejdah bint Jāsir dhe ajo nga Busejrah, e cila i ka treguar se Profeti ﷺ i ka urdhëruar ato që të përkujdesen për tekbirin (thënia “Allahu Ekber”), takdis (thënia “Subhane Malikil Kuddusi ose Sub-buhun Kuddusun Rabbul malaiketi uer ruh) dhe tehlil (thënia “la ilāhe il-l’Allah) dhe t’i bëjnë ato me gishta (duke i bashkuar një e nga një gishtat me pëllëmbën e dorës), vërtet ato (gishtat) do pyeten dhe do flasin (Ditën e Kijametit).
📚 Transmetoi Ahmedi (27089), Ebu Daudi (1501) dhe et-Tirmidhij (3583)
✔️ shejkh el-Albanij e ka vlerësuar hadith hasen.
Hadithi nr. 2
Transmetohet nga Abdullah ibnu Amër Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se ka thënë: e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ ta bënte dhikrin me gishtat e dorës. Tha ibnu Kudameh (shejkhu i ebu Daudit, emri i tij është Muhamed): me dorën e tij të djathtë.
📚 Transmetoi Ebu Daudi (1502)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema