Loading

Si ndjeheni rehat dhe si ndjehen të qeta zemrat tuaja, kur është vërtetuar në dy sahihet nga Xherir ibnu Abdullah el-Bexhelijju -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë atij:

“O Xherir a do më rehatosh nga dhul khulasah?”

Dhul khulasah është idhul që adhurohet në vend të Allahut

Ka thënë hafizi ibnu Haxher -Allahu e mëshiroftë-:

Ajo që është për qëllim me rehatinë është rehatia e zemrës, nuk ka pasur diçka më të lodhshme për zemrën e Profetit ﷺ se sa mbetjet e asaj që adhurohet në vend të Allahut të Lartësuar.

Si ndjeheni rehat dhe si ndjehen të qeta zemrat tuaja o pasues të Muhamedit ﷺ! Ndërkohë që idhujtaria është përhapur gjerësisht në shumë prej vendeve islame.

Allah Allah për tek thirrja në veçimin e Allahut në adhurim dhe paralajmërimi nga shirku dhe manifestimi i tij.

Shkroi: shejkh Abdullah ibnu Abdur-Rahman el-Ahmed

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: