Ka thënë shejkh ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
E shtrin atë nga krahu i majtë, nëse e ther me dorën e djathtë, por nëse e ther me dorën e majtë, atëherë e shtrin nga krahu i djathtë, sepse qëllimi me këtë është rehatia e kafshës, ai njeri që ther me të majtën, kafsha nuk rehatohet vetëm se kur e kthen atë nga krahu i djathtë, pastaj më e mira është që të vendos këmbën e tij në qafën e saj gjatë therjes.
Sa i takon duarve dhe këmbëve të saj më e mira është që ato të jenë të lira, jo të lidhura, sepse kjo është më e rahatshme për të dhe më e mirë për nxjerrjen e gjakut prej saj, sepse gjaku del me lëvizjen e saj dhe kjo është më e mirë.
📚 “Fetaua Nuri aled derb” (kaseta nr. 13)
Është prej sunnetit vendosja e këmbës mbi qafën e kurbanit gjatë therjes
Transmetohet nga Enesi -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se Profeti ﷺ bëri kurban dy desh me brirë dhe ia vendosi këmbën në anën e tyre dhe tha: bismilah, Allahu Ekber.
📚 Muttefekun alejhi
Thika nuk duhet mprehur para kurbanit dhe nuk duhet që kafsha ta shohë atë, përveç në çastin e therjes
Transmetohet nga ibnu Abbasi -Allahu qoftë i Kënaqur prej tyre- se një burrë e shtriu dashin e tij ndërsa ishte duke mbrephur thikën e tij, Profeti ﷺ i tha:
“A dëshiron ta vdesësh dy herë, a nuk e mprehe thikën përpara se ta shtrish atë.”
📚 “Sahihu Et-Tergib ue et-Terbib” (2266)
Ka thënë shejkh ibnu Uthejmini -Allahu e mëshiroftë-:
E fsheh thikën që të mos e shoh në çastin e therjes.
Ka thënë imam Ahmed -Allahu e mëshiroftë-:
Shkohet te vendi i therjes në mënyrë të butë dhe e fsheh thikën prej saj dhe nuk e shfaq, vetëm se në çastin e therjes.
📚 “el-Ehkamul ed’hijeh” (fq. 30)
Kurbani nuk duhet therur në sy të kafshës tjetër
Ka thënë shejkh ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
Nuk e ther atë, teksa tjetra është duke parë, sepse ajo frikësohet kur sheh motrën e saj të shtrirë duke u therur.
📚 “Fetaua Nuri aled derb” (kaseta nr. 93)
Tërheqja e kafshës me butësi për në vendin e therjes
Transmetohet nga Muhamed ibnu Sirin -Allahu e mëshiroftë- se Umeri -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- pa një burrë duke e tërhequr zvarrë dashin për ta therur. Ai e goditi me shkop dhe i tha: çoje drejt vdekjes me çuarje të bukur.
📚 “Es-Silsiletud Sahihah” (30)
Sunneti është që kafsha të kthehet nga kiblah.
Ka thënë shejkh el-Albanij -Allahu e mëshiroftë-:
Sunneti është që ai ta ther me dorën e tij, nëse i lehtësohet, ose përndryshe ngarkon dikë në vend të tij dhe e ther atë të kthyer nga kiblah.
Ka hadith merfu nga Xhabiri -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- në ebu Daud dhe jo vetëm, njëri është shënuar në “el-Irua” (1138) dhe tjetri tek el-Bejhakiu (9/285).
Është transmetuar nga ibnu Umeri se ai e pëlqente që të kthehej nga kiblah kur therte.
📚 “Menasik el-Haxhi ue el-Umrah.
A është e urryer therrja në drejtim tjetër përveç kibles?
Ka thënë shejkh ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
Fukahatë -Allahu i mëshiroftë- nuk kanë përmendur argument për këtë, më e shumta që mund të jetë, është ajo që është përmendur nga Profeti ﷺ se kur ai e drejtoi kurbanin tha: “Bismilah, ue Allahu Ekber”, kur e drejtoi dmth: e drejtoi drejt kibles dhe kjo tregon se drejtimi drejt kibles është sunnet dhe nuk është kusht që lënia e sunetit të nënkuptojë urrejtjen.
📚 “et-At’imeh” (kaseta nr. 4)
Çfarë thuhet gjatë therjes?
Transmetohet nga Aishja -Allahu qoftë i Kënaqur prej saj- i Dërguari i Allahut ﷺ tha:
“Bismilah, Allahumme! Takabbel min Muhamedin, ue Eli Muhamedin, ue min ummeti Muhamedin…”
“Me Emrin e Allahut, o Allah! Pranoje prej Muhamedit dhe prej familjes së Muhamedit dhe prej ummetit të Muhamedit”
📚 Transmetoi Muslimi (1967)
Dhe në një hadith tjetër:
Transmetohet nga Xhabiri -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se Profeti ﷺ gjatë therjes thoshte:
“Bismilah, uAllahu Ekber, hadha annij, ue am-men lem judah-hi min ummetij”
“Me Emrin e Allahut, kjo është është për mua dhe për atë që nuk ka bërë kurban prej ummetit tim”
📚 Transmetoi et-Tirmidhij (1521), e saktësoi el-Albanij në Sahih Et-Tirmidhij.
Dhe në një hadith:
“Bismilah, uAllahu Ekber, Allahumme inne hadha minke ue leke, Allahumme takabbel minij.”
“Me Emrin e Allahut, Allahu është më i Madhi, o Allah! Kjo është prej Teje dhe (por theret me sinqeritet vetëm) për Ty, o Allah! Pranoje prej meje”
📚 “el-Irua el-Galil” (1138) & (1152)
Ka thënë shejkh ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
Në çastin e therjes thuhet:
“Bismilah, uAllahu Ekber, Allahumme inne hadha minke ue leke, Allahumme hadha ‘annij ue ‘an ehli bejtij”
“Me Emrin e Allahut, Allahu është më i Madhi, o Allah! Kjo është prej Teje dhe (po theret me sinqeritet vetëm) për Ty, o Allah! Kjo është për mua dhe për familjen time.”
📚 “Mexhmu’ul Feteua” (25/55)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema