Ka thënë el-al’lameh Abdur-Rahman el-Mu’alimij (v. 1386 h) -rahimehullah-:
El-Khauarixh-ët janë arabë që flasin rrjedhshëm arabisht, në gjuhën e tyre zbriti Kur’ani, ata u rebeluan për shkak të injorancës së tyre ndaj udhëzimit profetik dhe për shkak të braktisjes së atyre që janë më të diturit rreth tij prej Sahabëve.
E si është puna sot në kohën tonë, kur gjen persona prej joarabëve që nuk munden të lidhin një fjali të saktë në arabisht, që nuk kanë njohuri, as pak e as shumë nga sunneti dhe Tefsiri i selefëve?!!
Më pas i gjen ata të zhyten në ajetet e Allahut -azze ue xhel’le- me zhytje të atyre që mbështeten tek vetja, shohin një ajet, më pas ndjekin në librat e gjuhës kuptimet e fjalëve që gjenden në të (ajet), e më pas nxjerrin prej tij një kuptim që i përshtatet epshit të tyre dhe pretendojnë se ai është ajo që Allahu -azze ue xhel’le- ka për qëllim!
Më pas ngrejnë mbi të një fe të re dhe sheriat të shpikur dhe i bëjnë të humbur selefët e ummetit dhe e përgënjeshtrojnë sunnetin, e të tjera si këto! Dhe tek Allahu ankohemi.
📚 آثار المعلمي” (١٩ /٦٤)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema