Ka thënë el-Imam Ahmed -Allahu e mëshiroftë- në librin e tij “Vlerat e Sahabëve” (fq. 528)
Na ka treguar Abdullah ibnus Sakër na ka thënë Seuar ibnu Abdullah ibnu Seuar se ka thënë:
Një ditë babai im po u fliste disa njerëzve, dhe prej asaj që ai u tha atyre ishte se Pejgamberi ﷺ kaloi pranë një varri që po gërmohej dhe tha:
«Varri kujt është ky?»
I thanë: varri i filanit etiopian.
Tha ﷺ: «E subhan Allah, u muarr nga toka dhe qielli i tij për tek dheu nga i cili u krijua prej tij»
Babai im tha: o Seuar, nuk di vlerë më të mirë për Ebu Bekrin dhe Umerin sesa ajo që ata janë krijuar nga i njëjti dhe prej të cilit u krijua edhe i Dërguari i Allahut ﷺ.
Ka thënë shejkh El-Albanij -Allahu e mëshiroftë- në “Zinxhirin e Haditheve të Sakta” (4/473) se hadithi është “hasen.”
Ka thënë hafizi Ibnu Haxher -Allahu e mëshiroftë- në “Fet’hul Barij” (13/308):
Er-Rashid e pyeti Malikun për pozitën e Ebu Bekrit dhe Umerit te Pejgamberi ﷺ gjatë jetës së tij, ai tha: pozita e tyre tek ai ishte si ajo pas vdekjes së tij, u mjafton atyre si lavdërim varrosja pranë tij në një vend të bekuar dhe në dheun prej të cilit ai ﷺ u krijua, kjo shërben si argument se ata të dy janë më të mirët e sahabëve për shkak të veçimit të tyre me të.
Ebu Bekri el-Ebherij el-Malikij është argumentuar se Medina është më e mirë se Meka për shkak se Pejgamberi ﷺ është krijuar nga dheu i Medinës dhe ai është më i miri i njerëzve e si pasojë edhe dheu i tij është dheu më i mirë.
Të qënurit e dheut si dheu më i mirë, për këtë nuk ka mospajtime, porse mospajtimi është se a do të thotë kjo se Medina është më e mirë sesa Meka. Mbaroi fjala e tij -Allahu e mëshiroftë-.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema