Loading

Shejkhu i Islamit ibnu Tejmijeh -Allahu e mëshiroftë- i ndan 12 imamët në katër kategori:

Kategoria e parë:

  1. Alij ibnu ebij Talib,
  2. el-Hasen,
  3. el-Husejn -Allahu qoftë i Kënaqur prej tyre-

Ata janë sahabë të nderuar, nuk vihet në dyshim vlera dhe imamllëku i tyre, mirëpo ndajnë me ta edhe shumë të tjerë vlerën e sahabllëkut, te sahabët ka pasur më të mirë sesa ata me argumente të sakta nga Profeti ﷺ.

Kategoria e dytë:

  1. Alij ibnul Hasen,
  2. Muhamed ibnu Alij el-Bakir,
  3. Xha’fer ibnu Muhamed es-Sadik
  4. Musa ibnu Xha’fer

Ata janë prej dijetarëve të besueshëm që kthehesh tek ata.

📚 منهاج السنة” (٢ /٢٤٣-٢٤٤)”

Kategoria e tretë:

  1. Alij ibnu Musa er-Rida,
  2. Muhamed ibnu Alij ibnu Musa el-Xheuad,
  3. Alij ibnu Muhamed ibnu Alij el-Askerij
  4. el-Hasen ibnu Alij ibnu Muhamed el-Askerij

Për ta shejkhu i Islamit thotë:

Nuk është vërejtur tek ata të kenë pasur dije që të përfitonte ummeti, as nuk kanë pasur fuqi që ummeti të kërkonte ndihmë prej tyre, por kanë qenë si pjesa tjetër e hashimitëve, që u ruhet nderi dhe kanë pozitë. Ata kanë pasur prej diturisë aq sa kishin nevojë në Islam dhe fe, ashtu si pjesa tjetër dhe këtë (dituri) e dinë shumë prej muslimanëve të thjeshtë. Ama sa i takon asaj me të cilën veçohen njerëzit e dijes, atëherë kjo gjë nuk është njohur prej tyre, për këtë arsye njerëzit e dijes nuk kanë marrë prej tyre, ashtu siç kanë marrë prej atyre të treve, nëse do të kishte diçka që mund të përfitohej prej tyre do ta kishin marrë.

📚 منهاج السنة” (٣٨٧/٦)”

Kategoria e katërt:

  1. Muhamed ibnul Hasen el-Muntedhar

Ky nuk ekziston, sepse el-Hasen ibnu Alij ibnu Muhamed el-Askerij nuk ka pasur fëmijë.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: