Ka thënë el-al’lameh Salih el-Feuzan -Allahu e ruajttë-:
Besimtari nuk duhet ta urrejë diçka që e godet atë në këtë dunja prej urisë, sëmundjes, humbjes së të afërmve dhe fatkeqësive, nuk duhet ta urrejë një gjë të tillë, por duhet të jetë i kënaqur me paracaktimin e Allahut dhe të shpresojë shpërblimin tek Allahu.
Dhe të mos mendojë se sprovat tregojnë për Zemërimin e Allahut ndaj tij, përkundrazi ato tregojnë për Mëshirën e Allahut ndaj tij, me qëllim që Ai ta pastrojë atë përmes tyre nga gjynahet.
Muslimani duhet të jetë i kënaqur me Allahun dhe i kënaqur me paracaktimin e Tij dhe të shpresojë shpërblimin tek Allahu dhe të bëjë durim ndaj asaj që e ka goditur atë.
📚 شرح “كتاب الكبائر” ٢٤ / رجب /١٤٣٩ هـ
Përktheu: Abdur-Rahman Mema