Ka thënë el-al’lameh -Ibnu Bãz -rahimehullah-:
Kjo ka shtjellim, nëse shpreson që ai të pranojë hakun dhe të braktis bidatin ktheja atij selamin ose jepi ti selam i pari dhe këshilloje dhe thirre për te hajri, ashtu siç i kthehet selami jobesimtarit nëse ai të jep selam. Siç ka thënë Pejgamberi ﷺ:
«Nëse ithtarët e librit ju japin selam, thuajuni: ue alejkum»
Ithtarët e librit janë, jehudët dhe të krishterët.
«Mos i jepni të parët selam jehudëve dhe të krishterëve!»
Kjo tregon se atyre nuk u jepet selam por i kthehet selami nëse të japin selam.
Gjendja e bidatxhiut nuk është deri në gradën e jobesimtarit, nëse ai (bidatxhiu) nuk është jobesimtar. Por mundet që bojkoti të jetë detyrë ndaj tij, për shkak se ai është musliman dhe ka nevojë për edukim dhe udhëzim, pra i bëhet bojkot që të edukohet. Nëse dijetari, apo prijësi apo persona të caktuar mendojnë se bidatxhiu duhet bojkotuar se mos ndoshta pendohet, atëherë kjo është hak dhe një gjë e kërkuar.
Pejgamberi ﷺ dhe muslimanët e bojkotuan Ka’ab bnu Malik dhe dy shokët e tij për shkak se nuk shkuan në betejën e Tebukut pa pasur arsye, derisa Allahu ia pranoi pendimin.
Nëse ai shpreson prej bisedës me të dhe këshillimit të tij se ai mund të udhëzohet dhe braktisë bidatin e tij, atëherë ai i flet, e këshillon dhe e udhëzon për te hajri dhe ia bën të qartë punën e tij të keqe dhe kotësinë bidatit të tij, se mos ndoshta e pranon hakun dhe Allahu e udhëzon përmes tij.
Kjo është një gjë e kërkuar, ashtu siç thirret jobesimtari që të pranojë Islamin dhe thirret gjynahqari që të pendohet, po kështu edhe bidatxhiu thirret dhe udhëzohet për te hajri, mundet që ai të jetë injorant dhe i është pështjelluar çështja, këshillohet, udhëzohet dhe i bëhet e qartë kotësia e asaj që po ndjek, nëse udhëzohet mirë ose përndryshe bëhet detyrim bojkoti i tij, nëse ai që bën bojkot e sheh të nevojshme se ky bojkot i bën dobi dhe e frenon atë ose sheh që vazhdimi në thirrjen e tij është më i dobishëm, vazhdon me thirrjen e tij në sunnet dhe thirjen për braktisjen e bidatit, në një kohë të përshtatshme se mos ndoshta pranon, derisa njerëzit të shpëtojnë prej sherrit të tij.
http://www.binbaz.org.sa/noor/686
Përktheu: Abdur-Rahman Mema