Ka thënë el-al’lameh El-Albanij -rahimehullah-:
Duhet të dimë dallimin në mes Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit.
Fitër Bajrami në Islam është vetëm një ditë, por tradita në të cilën është mësuar bota Islame nuk e di prej sa shekujsh që e konsiderojnë Bajramin tre ditë, nuk ka bazë në fenë Islame, ai është vetëm një ditë.
Ama sa i përket Kurban Bajramit, ai është ashtu siç njihet sot, dhe lavdërimi i takon Allahut, pa shtesë dhe pa pakësim, katër ditë, dita e parë që është dita e therjes së kurbaneve, dhe tre ditët që quhen ditët e teshrikut.
📚 “مختصر من “فتاوى سوريا” (الشريط ٩٢ الدقيقة ٤٨ تقريبا)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema