El-Bukharij -rahimehullah- në Sahihun e tij ka vendosur një kapitull “Kapitulli: Nëse personi i humbet namazi i Bajramit fal dy rekate”
U pyet el-Al’lameh Muhamed Nasir Din el-Albanij -rahimehullah- për mënyrën e faljes kaza të namazit të Bajramit për atë që e humbet atë?
Tha: E sakta është që e fal atë kaza ashtu siç ai që i ka humbur, ky është një rregull i fik’hut që është marrë nga sunneti profetik, namazi falet kaza sikurse ai që e ka humbur, namazi i Bajramit është dy rekate dhe ai që e humbet atë për një arsye sheriatike e fal dy rekate ashtu siç e fal imami, sa për faljen e tij 4 rekate më tepër nuk kemi gjetur diçka nga sunneti që të dëshmojë për të.
📚 سلسلة الهدى والنور شريط رقم ٣٧٦
Përktheu: Abdur-Rahman Mema