Ka thënë ibnu Haxher -Allahu e mëshiroftë- në “Tekribut teh’dhib” në parathënien e tij:
Kategoritë e transmetuesve:
E para: sahabët, duke pasur parasysh edhe mospërputhjen në lidhje me gradën e tyre dhe dallimin se kush nuk është prej tyre përveç shikimit.
E dyta: kategoria e tabi’inëve të mëdhenj, siç ishte: ibnul Musejjeb, nëse është mukhadram (nga ata që e kanë pranuar Islamin në kohën e Profetit ﷺ, por nuk e kanë parë atë) do ta bëja të qartë atë.
E treta: kategoria e mesme prej tabi’inëve, siç ishte el-Hasen (el-Basrij) dhe ibnu Sirin.
E katërta: kategoria që vijon pas saj, transmetimet e tyre janë larg transmetimeve të tabi’inëve të mëdhenj, siç është e ez-Zuhrij dhe Katadeh.
E pesta: kategoria e vogël prej tyre, të cilët kanë parë një apo dy prej sahabëve dhe nuk është vërtetuar dëgjimi i disa prej tyre nga sahabët, siç është: el-E’amesh.
E gjashta: kategoria që kanë jetuar në kohën e kategorisë së pestë, por nuk është vërtetuar që ata të jenë takuar me ndonjë sahab, siç është: ibnu Xhurejxh.
E shtata: kategoria e etbāut tabi’ine (pasuesve të tabi’inëve), siç ishte: Maliku dhe eth-Theurij.
E teta: kategoria e mesme prej tyre, siç ishte: ibnu Ujejneh, ibnu Alijeh.
E nënta: kategoria e vogël prej etbāut tabi’inëve, siç ishte Zejd ibnu Harun, esh-Shafi’ij, Ebu Daud et-Tajalisij dhe Abdur-Rezaku.
E dhjeta: Kategoria e të mëdhenjve që kanë marrë nga tubaul etbau (pasuesit e pasuesve të tab’inëve) prej atyre që nuk janë takuar me tabi’inët, siç ishte Ahmed ibnu Hanbel.
E njëmbëdhjeta: kategoria e mesme prej tyre, siç ishte: edh-Dhuhlij dhe el-Bukharij.
E dymbëdhjeta: kategoria e të vegjëlve që kanë marrë nga tubaul etbāu, siç ishte et-Tirmidhij.
Mbaroi fjala e tij në mënyrë të përmbledhur.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema