Loading

Transmeton el-Mikdām ibnu Ma’dij Keribe që i Dërguari i Allahut ﷺ të ketë thënë:

«Kujdes! Është afruar koha kur një hadith nga unë do t’i mbërrijë një burri dhe ai, i mbështetur në divanin e tij, do thotë:

“Mes nesh dhe jush është Libri i Allahut; atë që e gjejmë në të hallall, e bëjmë hallall, dhe atë që e gjejmë në të haram, e bëjmë haram.”

(Kujdes!) Me të vërtetë, ajo që i Dërguari i Allahut ka ndaluar, është e njëjtë me atë që Allahu ka ndaluar!»

📚 Transmetoi et-Tirmidhij (2664)

✔️ Shejkh el-Albanij e ka vlerësuar “Sahih” në “Sahih et-Tirmidhij”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: