Loading

Pyetje drejtuar shejkh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin rahimehullah

Ju, Allahu iu ruajttë, folët rreth kunutit në kohë fatkeqësish, ndaj shpresoj nga ju një sqarim për sa vijon, për shkak se është e paqartë për mua ajo gjë, sepse Profeti ﷺ u lut kundër fisit Ri’3l, Dhekuan dhe Úśajjeh. Dëshiroj sqarimin e çështjes, a thuhet në dua: “Allahumme ihdina fī men hedejte…” dhe a bën të dalë jashtë temës, e cila është kërkimi i ndihmës për të lënduarit prej fatkeqësive? Dhe a bëhet lutje në të për muslimanët në përgjithësi dhe lutje kundër jobesimtarëve dhe të thuhet: {rabbena ētina fīd dunja haseneten} dhe çosh salavete për Profetin ﷺ?

Përgjigje:

Së pari: duhet të dimë se kunuti në raste fatkeqësish i kthehet prijësit të muslimanëve, saqë fukahatë e hanbelive Allahu i mëshiroftë thonë:

Kunutin e bën vetëm imami personalisht, jo imami i xhamisë, imami (prijësi) i shtetit vetëm, përderisa kjo i kthehet imamit, atëherë ne nuk kemi të drejtë të bëjmë kunutin pa lejen e tij, e para kjo; dhe kjo është një çështje shumë e rëndësishme.

Së dyti: a veçohet namazi i sabahut me kunutin apo bëhen në të gjitha namazet farz?

Përgjigje: ai bëhet në të gjitha namazet farz, ashtu siç është vërtetuar nga Profeti ﷺ, mirëpo nëse prijësi thotë: bëjeni kunutin në namazin e sabahut, kuptimi i saj është: që të mos e bësh në namazet e tjera.

Së treti: a bëhet kunuti me duanë e njohur të kunutit të vitrit: “Allahumme ihdina fī men hedejte…?”

Nuk është ashtu, në kunut bëhet dua vetëm për atë që ka lidhje me të. Psh nëse bëjmë dua për vëllezërit tanë në Kosovë, ne i lutemi Allahut që t’u japë fitore kundër armiqve të tyre dhe ta mposhtë armikun e tyre, kjo është origjina, nëse njeriu shton lavdet për Allahun azze ue xhel’le dhe salavetet për Profetin e Tij dhe lutje për muslimanët, atëherë kjo nuk përbën problem, mirëpo nuk duhet të zgjatet, sepse disa njerëz zgjaten në kunut dhe i bëjnë falësit të mërziten pas tij, kjo është gabim, sidomos kur e dimë që Profeti alejhis salatu ues selām, i cili është shembulli ynë nuk zgjatej gjatë kunutit në rast fatkeqësish, atëherë dhe ne duhet ta pasojmë atë.

https://binothaimeen.net/content/1448

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: