Ka thënë el-al’lameh Abdul-Aziz bnu Baaz -rahimehullah-:
Për Natën e Kadrit na ka treguar Pejgamberi ﷺ se ajo është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, dhe ai -alejhis salatu ues selãm- ka thënë: se ajo bie në netët teke, kush qëndron duke u falur në të gjitha ato netë e ka arritur Natën e Kadrit.
Është vërtetuar nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë:
«Kush qëndron duke u falur natën e Kadrit me besim dhe duke shpresuar shpërblimin do t’i falen atij gjynahet e kaluara»
Kuptimi i tij është: se kush ngrihet duke u falur dhe kryen edhe llojet e tjera të adhurimit, prej leximit, lutjes, lëmoshës dhe jo vetëm… me besimin se Allahu e ka ligjëruar atë dhe duke shpresuar shpërblimin prej Tij, jo sa për sy e faqe dhe as për ndonjë qëllim tjetër prej qëllimeve të dynjasë Allahu do ia fal gjynahet e kaluara.
Dhe kjo tek shumica e dijetarëve vlen për gjynahet e vogla duke shmangur ato të mëdhatë, për shkak të fjalës së Pejgamberit ﷺ:
«Pesë namazet, nga Xhumaja deri Xhuma dhe nga Ramazani deri në Ramazan janë shlyerje gjynahesh ndërmjet tyre nëse shmang gjynahet e mëdha».
E transmeton el-Imam Muslim në Sahihun e tij.
Lusim Allahun që t’u japë sukses Muslimanëve në çdo vend që ta arrijnë atë duke besuar dhe duke kërkuar shpërblimin, me të vërtetë Ai është Bujar i Madh.
http://www.binbaz.org.sa/fatawa/632
Përktheu: Abdur-Rahman Mema