Loading

Nga el-al’lameh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-

Lavdërimi i takon Allahut, salati dhe selami qofshin mbi Pejgamberin tonë ﷺ mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij

Dhe më pas:

Këto dhjetë netët e fundit janë më të mirat e muajit të Ramazanit, për shkak se Pejgamberi -sal’lAllahu alejhi ue sel’lem- i veçonte ato me I’tikaf, duke kërkuar Natën e Kadrit dhe në këto netë është Nata e Kadrit, për të cilën Allahu i Lartësuar ka thënë:

{لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِّنْ أَلْفِ شَهْرٍ}

{Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj}

Pejgamberi -sal’lAllahu alejhi ue sel’lem- i veçonte këto netë duke u falur gjithë natën, duhet që njeriu në këto dhjetë netë t’i kushtojë rëndësi namazit të natës, dhe gjatë faljes të zgjasë leximin, rukunë, sexhden, nëse është pas imamit duhet ta ndjekë atë derisa të largohet, sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë:

«Ai që falet me Imamin derisa të largohet i shkruhet atij namazi i natës»

Dhe në fund të këtyre ditëve thuhen tekbire (madhërim i Allahut) për Allahun -azze ue xhel’le- dhe nxirret Zekati i Fitrit, për shkak të Fjalës së Allahut të Lartësuar:

{وَلِتُكَبِّرُواْ اللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ}

{Që ta madhëroni Allahun për shkak se ju udhëzoi e që ta falenderoni Atë}

Dhe për shkak të fjalës së Pejgamberit ﷺ në lidhje me Zekatin e Fitrit:

«Kush e nxjerr atë përpara namazit, atëherë ai është Zekat i pranuar»

Ai ﷺ urdhëroi që ai të jepet përpara namazit të Bajramit ditën e Bajramit.

📚 مجموع فتاوى ورسائل (٢٠ /٦٧-٦٨)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: