U pyet el-Al’lameh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah- se disa njerëz hapin një varr në oborrin e shtëpisë së tyre dhe hynë çdo ditë në të përpara akshamit për të kujtuar Botën Tjetër
Shejkhu tha: Këta njerëz duhen shtruar në spitalin psikiatrik, do të ishte më mirë, këta kanë nevojë që të kurohen!
Më pas Shejkhu pyeti: vërtet ka njerëz që e bëjnë këtë?!
Pyetësi thotë: ata pretendojnë se kjo është prej sunnetit!
Shejkhu i thotë: Eudhu bilah! Ku është sunneti këtu?!
Pyetësi: Cili është refuzimi ndaj tyre?
Shejkhu: A ndjekin Pejgamberin ﷺ apo ndjekin endjet e tyre? A e ka bërë ai këtë, a e kanë bërë 4 Khalifët e Drejtë, a e kanë bërë Sahabët?!
Më pas Shejkhu tha: Pejgamberi ﷺ ka thënë: «Vizitojini varrezat sepse ato ju kujtojnë vdekjen» dhe nuk tha futuni brenda në varre!!!
Përktheu: Abdur-Rahman Mema