![]()
Ka thënë el-Imam Ebu Daud es-Sixhistanij -rahimehullah-:
Na ka treguar Muhamed bnu Besh’shar, na ka treguar Jahja (bnu Se’id el-Kat’tan), nga Ibnu ‘Axhlan, cili tha: na ka treguar el-Ka’kaa’u bnu Hakim dhe ky nga Ebu Salih (Dhekuan el-Medenin) dhe ky nga Ebu Hurejrete -radij’Allahu anhu- i cili ka transmetuar se:
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«Allahu e mëshiroftë atë burrë i cili ngrihet natën, falet dhe e zgjon gruan e tij dhe ajo falet, nëse refuzon e spërkat me ujë në fytyrën e saj, Allahu e mëshiroftë atë grua e cila ngrihet natën dhe falet dhe e zgjon burrin e saj, nëse ai refuzon e spërkat me ujë në fytyrën e tij».
📚 سنن أبي داود” (٢ /٩٩ /١٤٥٠)”
Dhe në një transmetim tjetër:
«Ai që zgjohet dhe e zgjon gruan e tij dhe së bashku falin dy rekate, ai dhe ajo shkruhen prej atyre që e përmendin shumë Allahun».
📚 “سنن أبي داود” (٢ /٩٩ /١٤٥١
Ka thënë el-Al’lameh El-Albanij -rahimehullah-: “Hadith Hasen Sahih”.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema