![]()
Ka thënë el-Imam el-Bukharij -rahimehullah-:
Na ka treguar Alij bnu Abdullah, na ka treguar Sufjan (bnu Ujejneh) nga Ebu Ja’fur nga Ebu ed-Duha nga Mesruk dhe ky nga Aishja -radij’Allahu anha- e cila ka thënë:
Pejgamberi ﷺ kur hynin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit e shtrëngonte izarin e tij (pjesën e poshtme të rrobes), e kalonte të gjithë natën me adhurim dhe e zgjonte familjen e tij.
📚 صحيح البخاري” (٣ /٤٧ /٢٠٢٤)”
Ka thënë ibnu Haxher -rahimehullah- në “Fet’hul Barij” duke cituar fjalën e dijetarëve: “E shtrëngonte izarin”: dmth u largonte nga gratë e tij.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema