Loading

Ka thënë el-Imam et-Tirmidhij -rahimehullah-:

Na ka treguar Kutejbeh, i cili tha: na ka treguar Xha’fer bnu Sulejman ed-Dube’ij nga Kehmes bnul Hasen dhe ky nga Abdullah bnu Burejdete dhe ky nga ‘Aishja -radij’Allahu anha- e cila ka thënë:

I thashë: O i Dërguari i Allahut, sikur ta dija se në çfarë nate është Nata e Kadrit, më trego çfarë të them gjatë asaj nate?

Tha -sal’lAllahu alejhi ue sel’lem-: «thuaj:

اللَّهُمَّ إِنَّكَ عَفُوٌّ تُحِبُّ الْعَفْوَ؛ فَاعْفُ عَنِّي

All’llahumme In’neke ‘Afu’un tuhib’bu el-‘Afue; Fe’afu ‘anij

O Allah! Ti vërtet je Falës i Madh e do faljen, ndaj më fal mua».

Tha et-Tirmidhij -rahimehullah-: Ky është hadith “Hasen Sahih”.

📚 سنن الترمذي” (٥ /٤٩٠/ ٣٥١٣)”


Ka thënë el-al’lameh El-Albanij -rahimehullah-: “hadith sahih”.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: