![]()
Ka thënë el-al-lameh, esh-Shejkh Abdur-Rahman ibnu Hasen El esh-Shejkh -rahimehullah-:
Nëse thuhet: mendimin që keni përmendur dhe zgjedhur e kanë kundërshtuar disa imamllarë të mëdhenj, prej njerëzve të ixhtihadit dhe që merren në konsideratë.
Unë i përgjigjem: muxhtehidi është i arsyetuar, pasi në të dyja rastet është i shpërblyer.
Ai që nuk është prej njerëzve të ixhtihadit, atëherë atij nuk i lejohet që të zgjedhë një mendim pa argument, e ai nuk posedon përveç mendimit të mirë për atë që pason dhe gjëra prej interpretimit.
Nuk ka dyshim se ai është në një rrezik të madh, e nëse ai mendon se është i ruajtur, atëherë nuk është aspak i ruajtur.
📚 الدرر السنية” (٢٣٢/٦)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema