Transmetohet nga ebu Hurejrete -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
Sulejmani -alejhis selām- doli që t’i kërkonte Allahut për të rënë shi, ai pa një milingonë të shtrirë me shpinë, me këmbë të ngritura drejt qiellit duke thënë: o Allah, ne jemi krijesa prej krijesave të Tua dhe kemi nevojë për shiun Tënd!
Ai (Sulejmani -alejhis selām) tha: kthehuni, u funizuat me shi për shkak të duasë së të tjerëve.
📚 Transmetoi Ahmedi dhe e saktësoi el-Hakim
Shpjegimi:
Tha shejkh ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
“Sulejmani doli”, Sulejmani është i biri Daudit, njëri prej profetëve të benij israil.
A ka qenë ai përpara Musës apo pas Musës?
Përpara Musës?
Mirë, ai që thotë: pas Musës, cili është argumenti i tij?
Nxënësi: historia e cila është përmendur në suren el-Bekareh.
Shejkhu: cila është ajo?
Nxënësi: {nuk e ke dëgjuar ti se çfarë i tha paria e bijve të Israilit, pas Musait, një profeti të tyre?}
Shejkhu: po.
Nxënësi: aty është përmendur emri i Daudit.
Shejkhu: po, {dhe Daudi e vrau Xhalutin}, atëherë Sulejmani në mënyrë të prerë ka ardhur pas Musës.
Fjala e tij: “doli që të kërkonte për të rënë shi”
Do kërkonte prej kujt?
Prej Allahut.
“Pa një milingonë” e pa me sy.
“Të shtrirë me shpinë”
Përse ishte shtirë me shpinë?
“Me këmbë të ngritura drejt qiellit”
Sepse ajo e dinte se Allahu është mbi qiell, prandaj i kishte ngritur këmbët drejt qiellit, duke thënë: “O Allah, ne jemi krijesa prej krijesave të Tua”
Subhan Allah! Krijesa prej krijesave të Tua, pohim prej saj i rububijes së Allahut -azze ue xhel’le- se ajo është një krijesë dhe vetëm një krijesë e vetme e këtij krijimi madhështor.
Fjala e saj: “Ne kemi nevojë për shiun Tënd”, pohimi se ajo ka nevojë për Allahun -azze ue xhel’le- dhe se ajo ka nevojë për shi, në mënyrë që toka të mbijë e nëse ajo mbin, milingona ushqehet prej pemëve të saj dhe frutave të saj.
Sulejmani -alejhis selām- tha: “kthehuni, u funizuat me shi për shkak të duasë së të tjerëve.”
U thotë shokëve të tij që ishin me të.
Cili është qëllimi me “duasë së të tjerëve?”
Duanë e kësaj milingone.
📚 “فتح ذي الجلال والإكرام” كتاب الصلاة
Përktheu: Abdur-Rahman Mema