Loading

Disa njerëz thonë: nëse ne i japim të varfërit një sa’a prej ushqimit, ai e shet atë, ne e shohim me sytë tanë që e shet me gjysmën e çmimit të tij më pak ose më shumë.

U përgjigj esh-shejkh ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:

Ne nuk ka ç’na duhet fare se çfarë bën i varfëri, ne kemi detyrë të bëjmë atë me të cilën jemi urdhëruar.

Dhe të themi: dëgjuam dhe u bindëm dhe të japim ushqimin, më pas i varfëri i cili e bën pronë të tij atë ka të drejtë të zgjedhë çfarë të dojë, nëse dëshiron e ha atë, e nëse dëshiron e ruan atë dhe nëse dëshiron e shet atë dhe nëse dëshiron e jep dhuratë dhe nëse dëshiron e jep sadaka për veten e tij.

Nuk ka ç’na duhet ne me këtë, ajo që ne jemi urdhëruar është që të japim atë (zekatin e fitrit) një sa’a prej ushqimit.

📚 فتاوى الحرم المكي/ للشيخ العثيمين/سنة ١٤٠٧ هـ/ شريط (١٥)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: