Ka transmetuar Sehl bnu Sa’d -radij’Allahu anhu- i cili tha: erdhi Xhibrili -alejhis selãm- te Profeti ﷺ dhe i tha:
O Muhamed! Jeto sa të dëshirosh, një ditë do të vdesësh, duaj kë të duash, një ditë do ndahesh prej tij, puno çfarë të dëshirosh një ditë do të shpërblehesh për atë që bën, dije se fisnikëria e muslimanit është falja e tij gjatë natës, dhe krenaria e tij është mospasja e tij nevojë për njerëzit.
📚 E saktësoi el-Albanij -rahimehullah- në: “Sahihul Xhami’is Sagir” (hadithi nr. 73)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema