Loading

El-Bukharij dhe Muslim kanë transmetuar nga Aishja -radij’Allahu Te’ala anha-:

Se Pejgamberi ﷺ doli në mes të natës disa netë në Ramazan dhe u fal në xhami, dhe njerëzit u falën me namazin e tij, u shtua numri i tyre dhe ditën e katërt nuk u doli më dhe u tha atyre:

«Pata frikë se mos ju bëhej detyrim dhe nuk do të keni mundësi ta kryeni»

Ka thënë el-Kaljubij: kjo tregon se namazi i teravive nuk ka qenë i ligjëruar vetëm se në dy vitet e fundit të Hixhretit, sepse nuk ka ardhur diçka se ai i fali ato përsëri dhe nuk pati ndonjë pyetje rreth tyre.

Umeri -radij’Allahu anhu- i bashkoi njerëzit pas një imami të vetëm në vitin e 14 Hixhri, kur kishin kaluar 2 vite nga khilafeti i tij dhe Ramazani i dytë i khilafetit të tij.

📚 الموسوعة الفقهية الكويتية” (٢٧ /١٣٩)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: