U pyet el-al-lāmeh ibnu Uthejmin -rahimehullah-:
Nëse i gjej njerëzit duke falur taravitë dhe më ka humbur diçka prej tyre, a t’i fal ato që më kanë humbur pas vitrit apo çfarë të bëj?
U përgjigj shejkhu si vijon:
Mos i fal pas vitrit ato që të kanë humbur, por nëse dëshiron që të falësh atë që të ka humbur fale vitrin çift me imamin, pastaj fal ato që të kanë humbur, e pas kësaj fal vitrin.
📚 “اللقاء الشهري” (٣٢/٨)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema
Sh.p: fjala e tij: “fale vitrin çift me imamin” dmth: lidhesh me imamin me nijetin e taravive, kur imami të japë selam, nuk jep selam por ngrihesh dhe fal edhe një rekat, pas kësaj fal vitrin.