Loading

Ka thënë esh-shejkh ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:

Prej shpërdorimit është edhe shumëllojshmëria e rrobeve pa pasur nevojë, shumë prej grave tani, sa herë që del ndonjë model prej modeleve të rrobave shkojnë dhe e blejnë atë derisa mbushet shtëpia e saj me rrobe pa qenë nevoja, nëse del diçka që ndryshon shumë pak nga e para nxiton për ta blerë atë dhe disa prej tyre -lusim Allahun për udhëzim- janë të afta që t’a bindin bashkëshortin e tyre për të blerë dhe prishur lekët.

Ajo që bie detyrë mbi burrin është që të jetë i kujdesshëm në lidhje me përgjegjësinë që ka dhe ta ndalojë bashkëshorten e tij nga shpërdorimi.

📚 شرح رياض الصالحين” (٥٥٠/٦)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: