Nëse xhematliu vjen dhe gjen imamin në ruku, a jep tekbir për hyrjen në namaz dhe tekbir për shkuarjen në ruku apo jep (vetëm) një tekbir dhe shkon në ruku?
Përgjigjet shejkh ibnu Bāz -Allahu e mëshiroftë-:
Më e mira dhe për të qenë më i sigurtë është të japësh dy tekbire, njëri prej tyre:
Tekbiri fillestar, i cili është shtyllë dhe duhet medoemos të vijë me të kur është në këmbë.
Dhe tekbiri i dytë: tekbiri për shkuarjen në ruku, nëse frikësohet se mos i ikën rekati, i mjafton tekbiri fillestar sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, sepse ato janë dy adhurime që bashkohen në një kohë të vetme dhe mjafton i madhi për të voglin dhe kjo është e mjaftueshme për të arritur rekatin te shumica e dijetarëve.
📚 مجموع فتاوى ابن باز” (٢٤٥/١١)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema