Loading

Ka thënë el-al’lameh Ibnul Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- në tefsirin e ajetit nr 4 të Sures el-Kadër:

Dmth: zbresin njëri pas tjetrit, sepse engjëjt janë banorë të qiejve, banorë të shtatë qiejve. Ata zbresin në tokë njëri pas tjetrit, derisa e mbushin tokën. Zbritja e tyre në tokë tregon për mëshirën, hajrin dhe bereqetin.

Për këtë arsye nëse engjëjt nuk futen në një vend, një gjë e tillë është argument se ky vend ku nuk hynë engjëjt mund të jetë i zbrazët nga hajri dhe bereqeti, siç është vendi ku ka fotografi, me të vërtetë engjëjt nuk hynë në atë shtëpi ku ka fotografi, dmth fotografi të ndaluara; sepse nëse fotografia do të ishin të përçmuara nëm krevat apo nën jastëk, shumica e dijetarëve kanë thënë për këtë se ato janë të lejuara.

Bazuar mbi këtë engjëjt nuk ndalen nga futja në një vend, sepse nëse do të ndaleshin, ai vend do të ishte i ndaluar. Engjëjt zbresin në natën e Kadrit me shumicë; dhe zbritja e tyre është hajër dhe bereqet.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: